Pasuria e kryetarëve të komunave: Më i pasuri vjen nga VV, më i varfëri nga PSD


Këto dy vetura luksoze i posedon kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.Bahtiri, përveç këtyre dy veturave të cilat i ka deklaruar si dhuratë nga fëmijët e tij, posedon edhe prona të tjera.Rreth 8 milion euro është pasuria e tij familjare të cilën e ka deklaruar në Agjencinë kundër korrupsionit, e ku pjesën më të madhe të kësaj pasurie, e mbulon një tokë mbi 17 hektarë, e cila ka vlerë plotë 6 milion e 250 mijë euro.Të pasur janë edhe kolegët e tij, nga pjesa veriore e Kosovës.

Srxhan Vulovic, kryetar i komunës së Zubin Potokut, ka deklaruar pasuri mbi 1 milionë euro, ku, 172 mijë euro i ka të depozituara në bankë.Pasuri rreth 2 milionë e 500 mijë euro ka deklaruar kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher HaskukaPjesën më të madhe e ka nga pasuria e paluajtshme edhe atë e ka deklaruar në emër të prindit të tij.Ndërkohë, në listën e kryetarëve milionerë të komunave bëjnë pjesë edhe kryetari i komunës së Pejës si dhe ai i Gjilanit.

Ky i fundit, ka deklaruar një pasuri familjare mbi 2 milionë euro, ku mbi 1 milionë kanë vlerë vetëm tokat që i posedon.As kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci nuk qëndron më keq sa i përket pasurisë.I pari i Drenasit posedon mbi 270 mijë metra katrorë tokë, si pasuri të paluajtshme familjare.Ndërkaq, përveç tokave, i pari i Drenasit, shihet të jetë edhe marakli i orëve, ku vetëm dy nga to kanë vlerë 12 mijë euro.Ndërkohë, si një kryetar modest nga ana e pasurisë shihet të jetë kryetari i komunës së Kamenicës.

Qëndron Kastrati ka deklaruar vetëm 13 euro si para të gatshme në bankë, ku 9 euro i ka të ruajtura në Kamenicë ndërsa 4 në Prishtinë.Megjithatë, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, pasuria e të parit të Kamenicës, vetëm sa i është zvogëluar, ku në vitin 2019 kishte plot 35 euro të ruajtura në bankë.Ajo që bie në sy është që paratë e ruajtura në bankë në Prishtinë, nuk i ka prekur fare.E para të ruajtura që nuk kanë deklaruar në bankë janë 11 kryetarë komunash.