Pas shërimit nga Covid 19, Veseli provon një aventurë të jashtëzakonshme në bjeshkët e Kosovës


Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas shërimit nga Covid 19 ka ndërmarrë një aventurë, raporton Gazeta Blic.“Pamje magjepsëse e atraksion bjeshkatar që duhet përjetuar nga secili dhe si ftesë për t’i vizituar sa më shumë këto bukuri të rralla të Kosovës” shkruan Veseli në Facebook.Postimi i plotë i Veselit:

Sot provova kënaqësinë e një aventure të re të ngjitjes shkëmbore në një ndër vendet më të bukura të Kosovës. Me udhëzimet e Taulantit dhe Denit, përjetova adrenalinën dhe përvojën e jashtëzakonshme të ngjitjes së shtegut Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren. Pamje magjepsëse e atraksion bjeshkatar që duhet përjetuar nga secili dhe si ftesë për t’i vizituar sa më shumë këto bukuri të rralla të Kosovës.Ai së bashku me një grup eskpertësh të asaj fushe është ngjitur këtë ditë të shtunë në shtegun Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren.