Pas marrëveshjes, vjen reagimi i Ramush Haradinajt – ja çfarë thotë për Ujmanin


Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbështetur nënshkrimin që ndodhi pak minuta më parë në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë në prezencën e presidentit amerikan Donald Trump.Haradinaj thotë se është i lumtur që shqetësimet e tij në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.

Ja shkrimi i tij:E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!Faleminderit President Trump!Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!RH