Paralajmëron Milazim Krasniqi: Nëse në Washington i ofrohet më shumë Serbisë e më pak Kosovës, do të ketë…


Profesori Milazim Krasniqi, ka thënë se nuk e di se çfarë do të ofrohet në takimin e Uashingtonit nga nikoqiri, por një parim e di sigurt, nëse i ofrohet më shumë palës më të fortë e më pak palës më të dobët (në këtë rast Kosovës më pak), në vend të zgjidhjes së krizës, do të ketë krizë të re, përcjell Bota sot.Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse është vetëm fjala për projekt ekonomik, do të jetë problem, nëse Serbisë i krijohet hapësirë manovrimi.Sipas Krasniqit, e vetmja mënyrë që kjo të pengohet është evokimi këmbëngulës në atë takim i krimeve serbe në vitet 1998-1999, me kërkesën për dëmshpërblim dhe me ngritjen e padisë për gjenocid.

Postimi i plotë në Facebook:Unë nuk e kam idenë se çfarë do të ofrohet në takimin e Uashingtonit nga nikoqiri. Por në parim e di një gjë të sigurt: nëse i ofrohet më shumë palës më të fortë e më pak palës më të dobët (në këtë rast Kosovës më pak), në vend të zgjidhjes së krizës, do të ketë krizë të re. Pra, edhe nëse është fjala vetëm për projekt ekonomik, ai do të jetë me problem, nëse i krijohet Serbisë hapësirë më e madhe manovrimi. Kam frikë se ashtu mund të ndodhë, sepse ngutia është aleat i palës më të fortë. E vetmja mënyrë që kjo të pengohet është evokimi këmbëngulës në atë takim i krimeve serbe në vitet 1998-1999, me kërkesën për dëmshpërblim dhe me ngritjen e padisë për gjenocid. Të tjerat janë ecje me sy mbyllur nëpër akull.