Pand’emia Rrit Numrin E Familjeve Të Varfëra


Familja katëranëtarëshe Aliu nga Hajvalia, është njëra nga familjet në Kosovë e cila po përballet me kushte të vështira financiare.Pandemia, thotë kryefamiljarja Fatmire Aliu, ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale. Ndihmën që ata kanë marrë nga familjarët para pandemisë, thotë ajo nuk mund ta marrin, pasi që të gjithë tani po përballen me vështirësi ekonomike.“Kushtet i kemi të vështira. Për ushqim shumë pak po dalin paratë që i marrim. Burri punon, por tash është pa punë. Ai ka pasur rrogën 300 euro, 200 euro i kemi kredi dhe 100 euro na mbesin. Fëmijët i kemi të vegjël njëri është 12 vjeç dhe tjetri është 11 vjeç. Po e shtyjmë si po mundemi. Edhe unë jam e sëmurë. Në këtë kohë të pandemisë e kemi pasur më vështirë, vëllai im në fillim të pandemisë na ka sjellur ushqim e gjëra të tjera e tash si po mundemi po e shtyjmë”, thotë ajo.

Familja katëranëtarëshe Aliu nga Hajvalia, është njëra nga familjet në Kosovë e cila po përballet me kushte të vështira financiare.Pandemia, thotë kryefamiljarja Fatmire Aliu, ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale. Ndihmën që ata kanë marrë nga familjarët para pandemisë, thotë ajo nuk mund ta marrin, pasi që të gjithë tani po përballen me vështirësi ekonomike.

“Kushtet i kemi të vështira. Për ushqim shumë pak po dalin paratë që i marrim. Burri punon, por tash është pa punë. Ai ka pasur rrogën 300 euro, 200 euro i kemi kredi dhe 100 euro na mbesin. Fëmijët i kemi të vegjël njëri është 12 vjeç dhe tjetri është 11 vjeç. Po e shtyjmë si po mundemi. Edhe unë jam e sëmurë. Në këtë kohë të pandemisë e kemi pasur më vështirë, vëllai im në fillim të pandemisë na ka sjellur ushqim e gjëra të tjera e tash si po mundemi po e shtyjmë”, thotë ajo.Gjatë pandemisë, Skemës së Ndihmës Sociale i shtohen mbi 550 familjeNë Kosovë, të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Kryqit të Kuq të Kosovës tregojnë se numri i familjeve të cilat hyjnë në kategorinë e familjeve të varfra është rritur gjatë kohës së pandemisë.

Në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë nga zyra për informim e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thuhet se gjatë kohës së pandemisë numri i familjeve është rritur për 559 familje.“Numri i shfrytëzuesve të Skemës së ndihmës sociale në janar të vitit 2020, ka qenë 24.229 familje, me 98.214 anëtarë të familjes, ndërsa në muajin e fundit në korrik kanë qenë 24.737 familje, me 98.725 anëtarë të familjes. Krahasuar me muajin shkurt, numri i familjeve, shfrytëzues të skemës sociale është rritur për 559 familje në skemën e ndihmës sociale”, thuhet në përgjigje.

ma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës, është prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.Zyrtarë të kësaj ministrie thonë se nisur nga numri i madh i familjeve që janë të përfshirë në skemat sociale, tregon se varfëria në Kosovë vazhdon të mbetet ende e lartë. Të dhënat e fundit për nivelin e varfërisë në Kosovë janë të vitit 2017 të Bankës Botërore dhe nuk janë përditësuar.