Pamje të papara deri më tani: Komandanti legjendar Adem Jashari, nga koha e kryerjes së shërbimit ushtarak


Ndonëse është thënë e treguar për jetën e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili me tërë familjen e tij u flijua për lirinë e vendit, një fotografi e tillë nuk është parë deri më tani.Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari shihet i shoqëruar edhe nga Jetullah Geci dhe dy persona tjetër, në këtë fotografi.

Kullajt e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt, të cilat janë bërë tashmë simbol i lirisë që gëzojmë sot, vizitohen nga mijëra njerëz gjatë tërë vitit.Jashari mbetet dëshmia më e fuqishme e luftës dhe rezistencës të popullit shqiptarë, i cili donte vetëm një gjë, të ishte i lirë në vendin e vet.Në këtë fotografi shihet komandanti legjendar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në kohën e ish-Jugosllavisë.