Pamje dhe detaje nga takimi Hoti-Vuçiq në Bruksel


Ka nisur takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic, ku pritet të rinisin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve.Para takimit të dy liderët kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell.Fotografitë e këtyre takimeve të ndara i ka publikuar zëdhënësja e Nabila Massrali.Në njërën prej tyre, dy liderët politikë shihen së bashku me Borellin në një foto,

Ndryshe, Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë.Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (shërbimi i jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vucic me ndërmjetësim të europianëve, shkruan Gazeta Metro.Hoti po shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00.Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE’së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak.