Pacolli: Thaçi do të kthehet nga Haga ta vazhdojë punën në presidencë


Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli, ka thënë se nesër presidenti Hashim Thaçi, do t’i mbrojë vlerat e UÇK-së në Hagë dhe se do të triumfojë.Ai është shprehur i bindur se pas kësaj, Thaçi do të kthehet në punën e vet në presidencë, përcjell Bota sot.Reagimi i Pacollit në Facebook:

Nesër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vihet në mbrojtje të vlerave të pastra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Prokurorit Special në Hagë dhe do të triumfojë.Thaçi, pas kësaj do të kthehet që të kryejë punën e vet në presidencë.Kjo gjykatë, do të duhej të ishte për paramilitarët dhe ushtrinë serbe të Millosheviqit dhe jo për UÇK-në, e cila i ka dalë për zot dhe ka mbrojtur popullin e atdheun e vet.