Pacolli: Shqiptarët në Maqedoni kanë mundësi historike


Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli i ka komentuar zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Maqedoninë e Veriut.Ai thotë se ndjehet i lumtur që partitë shqiptare kanë arritur një rezultat historik.

“Jam i lumtur që partitë shqiptare në Maqedoninë e veriut kanë arritur një rezultat historik. Ky rezultat rrit përgjegjësinë e tyre qe të përmirësojnë më tej statusin e shqiptarëve në Republikën fqinjë” deklaroi Pacolli. Shqiptarët sipas tij duhet të jenë të pranishëm cilësisht në cilin do ekzekutiv që do krijohet, duke mbrojtur arritjet e deritanishme dhe duke synuar arritje të reja.”Këto synime mundësohen vetëm prej bashkëpunimit të fuqishëm ndërshqiptar, duke ruajtur identitetin partiak, por duke patur të shenjtë interesin kombetar. Shqiptarët kanë sot mundësi historik dhe nuk duhet ta humbasin!”ka deklaruar kreu i AKR së Behxhet Pacolli.