Pacolli lavdëron veten: Jam i thjeshtë, i sinqertë dhe politikani më i ndjekur në Facebook


Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk është se kohëve të fundit është treguar edhe aq aktiv në politikë.Por, Pacolli po krenohet me një sukses tjetër. Ai në Facebook ka shkruar se tanimë është politikani më i ndjekur në këtë rrjet social.E Pacolli e ka shfrytëzuar pak rastin që ta lavdërojë edhe veten, duke thënë se është i thjeshtë, i sinqertë dhe komunikues me të gjithë.

Postimi i plotë:Të jesh politikani kosovar më i ndjekur në Facebook është një nder për mua. Unë jam mirënjohës për të gjithë ju që komunikoni me mua. Pavarësisht çfarë, vazhdoj gjithmonë të jam vetvetja: i thjeshtë, i sinqertë dhe komunikues me të gjithë. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje dhe fundjavë të këndshme!