Pacolli: Do të isha një president fantastik i Kosovës


reu i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklaroi në Çim Peka LIVE se ai do të ishte një president fantastik për Kosovën.“Nuk kam arritur kurrë me dhënë kontributin tim për Kosovën. Kam parë që kolegët e mi kanë pasur interesa të tjera, kurse ideali im ka qenë një Kosovë e zhvilluar ekonomikisht.Unë do të isha një president fantastik, por mes dëshirës dhe realitetit ekziston një kodër e madhe.Besoj se e kam shpirtin për këtë. Jam njeri unifikues. Jam mësuar gjithë jetën duke punuar në grup.

Do të ëndërroja që të isha një president i fortë dhe të kisha mundësi ta bëja bashkimin e të gjitha forcave politike në Kosovë. Vetëm bashkimi dhe energjia pozitive mund të çojë shtetin drejt një perspektive dinjitoze.

Nuk kam ardh më e vjedhë Kosovën, as me përfitu nga Kosova. Kam lënë familjen dhe biznesin tim, që është më atraktiv, për të dhënë kontributin tim në këtë boshllëk që Kosova të ecë përpara.Më vjen keq që nuk kam arritur ta jap kontributin tim, jo se më ka munguar vullneti, por për shkak të konspiracioneve. Por nëse je i sinqertë në politikë, je humbës. Nuk mundem kurrë të jem i pasinqertë”, tha Pacolli.