“Nuk ka arsye për frikë”, Buzhala: Ata që janë pro marrëveshjes, kanë një letër të fortë në dorë


Gazetari Berat Buzhala përmes një postimi në Facebook ka thënë se për marrëveshjen e sotme, publiku do të ndahet në dysh.Ai mes tjerësh ka thënë se për ata që janë Pro saj e kanë një letër të fortë në dorë.“Nëse do të nënshkruhet drafti i fundit të cilin e kam pa atëherë kemi arsye për me qenë të kënaqur”.Si për çdo temë edhe për marrëveshjen e sotshme publiku do të ndahet në dysh. Mirëpo ne që jemi PRO saj, e kemi një letër të fortë në dorë. Nëse do të nënshkruhet drafti i fundit të cilin e kam pa atëherë kemi arsye për me qenë të kënaqur. Sigurisht që ta kishim shkruar vet marrëveshjen e kishim shkruar më të mirë.

Sido që të jetë, kurrë mos e harroni cfarë ofendimesh i kemi bërë Shtëpisë së Bardhë, qysh e kemi tmerruar publikun, për ndarje, qysh i kemi quajt ‘kauboj ndërmjetësuesit’. Unë mendoj që askush nuk ka arsye me u frikësua.Tash ka njerëz në Kosovë që janë kanë kundër Rambujës dhe Ahitsarit, ata nuk mundemi me i shërua. Kryeministri Hoti duhet t’i mbrojë interesat e qytetarëve, e jo teket dhe paranojat e individëve.