Njoftim me rëndësi për ata që duan viza pune në Gjermani


Njoftim me rëndësi për ata që duan viza pune në Gjermani.Vizat për punë, Rregullorja për punëtorë në Gjermani dhe problemet me ternime në ambasada.Tashmë dihet se shumë vetë presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si qëndron puna aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? Dhe, a po e ndryshon kriza e Coronës nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore nga jashtë?

Vetëm pak muaj më parë, më 1 mars 2020 hyri në fuqi ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani. Ai do duhej t’ua lehtësonte qytetarëve nga vendet e treta jashtë BE ardhjen me punë në Gjermani.Shumë qytetarë nga Shqipëria e Kosova lidhën shpresat me këtë ligj. Gjithsekush që kishte një zanat të kualifikuar apo kishte një kontratë dhe njihte gjuhën gjermane në nivelin që kërkohej mund ta provonte fatin e të kërkonte punë në Gjermani.Për detaje të hollësishme shikoni videon më poshtë: