Njihuni me resortin më modern në bregdetin shqiptar – Grand Blue Fafa Resort


Ndonëse është vetëm i viti i tretë prej se ka filluar punën, Grand Blue Fafa Resort që gjendet në bregdetin e Durrësit, është shndërruar në vendin më të preferuar të shqiptarëve nga të gjithë anët për t’i kaluar pushimet me familjet apo në çift.Ndonëse është vetëm i viti i tretë prej se ka filluar punën, Grand Blue Fafa Resort që gjendet në bregdetin e Durrësit, është shndërruar në vendin më të preferuar të shqiptarëve nga të gjithë anët për t’i kaluar pushimet me familjet apo në çift.

Kombinimi i elegancës, mikpritjes së sjellshme, pastërtisë e të gjitha kushteve tjera ka bërë që Grand Blue Fafa Resort të jetë opsioni primar për çdokënd që dëshiron të kalojë pushime të qeta e relaksuese duke krijuar kujtime të paharrueshme.Si resort, Grand Blue Fafa Resort shquhet për kushtet e mira të cilat i ofron, duke përfshirë:– Dhoma “Deluxe” me pamje kah deti– Pishina– Konceptin All Inclusive me pije e ushqim pa limit– Animatorë për fëmijë– Beach party e muzikë live, etj.Siç edhe thotë Fatos Cerenishti, president i “Fafa Hotels & Resorts”, pjesa më e fortë e tyre është stafi, të cilët shquhen për profesionalizëm dhe mirësjellje sepse janë të trajnuar nga agjencitë turistike nordike, polake e gjermane.

Veç tjerash, Cerenishti thotë se Fafa është ndër të parat në Shqipëri që e ka prezantuar konceptin All Inclusive për klientët.Madje, për shkak të situatës me pandeminë e krijuar, hotelet dhe resortet “Fafa” janë përkujdesur që të ofrojnë zbritje deri në 20% për të gjithë shqiptarët në mënyrë që të gjithë ta kenë mundësinë të bëjnë pushime relaksuese në ambiente elegante.

Se Grand Blue Fafa Resort është i pakrahasueshëm në bregdetin shqiptar, e rrëfen edhe pushuesja Leonora Demaj, e cila për Telegrafin ka treguar se është hera e parë që e ka vizituar këtë resort, por se me padurim pret që të rikthehet prapë në këtë vend që i plotëson të gjitha kushtet moderne për pushime të paharrueshme.