Njeriu i afërt i Agim Veliut publikon një deklaratë të cilën Albin Kurti nuk do të donte ta dëgjonte


Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë të ndalur “goditjet” ndaj kryetarit Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas rastit të Karaçevës.Për ngjarjen e mbrëmshme një mesazh ka dhënë edhe Bajram Gecaj, i cili tashmë është këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, i cili njëherit është edhe nënkryetar i LDK-së.Gecaj e ka bërë këtë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell “Bota sot”.Ai ka kujtuar një deklaratë të djeshme të ministrit Veliu, i cili gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës e zbuloi se për një interevnim të ngjashëm në Karaçevë ish-kryeministri Kurti e kishte penguar në shkurt të këtij viti, sa ishte në krye të qeverisë.

Gecaj për Veliun thotë se është njeriu që realizoi premtimin e tij brenda orësh.Ja shkrimi i Gecajt:“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”!Njeriu i cili brenda orësh realizon premtimin – Agim Veliu!