Një ditë pas takimit me Thaçin e Veselin, Matoshi e quan Haradinajn “president në ardhje”


Zëvëndësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi ka paralajmëruar ardhjen e Ramush Haradinajt president të vendit.Me një status në Facebook, Matoshi ka publikuar një foto të Erion Veliajt dhe Ramush Haradinajt, duke e quajtur liderin e partisë së tij dhe lider të ardhshëm shtetëtor.

Dallimi mes liderit që âsht i lindun me bâ historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë âsht gama e guximit politik baraspeshu me interesin kombëtar…(Me Presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, 2019)” shkruan Matoshi në Facebook.

Ndryshe të enjten në mëngjes janë takuar pa paralajmërim presidenti i vendit, Hashim Thaci, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli dhe Haradinaj.Të tre kanë dhënë versione të ndryshme mbi takimin. Thaci ka thënë se ka qenë takim “për qejf”, ndërsa Haradinaj ka thënë se u takuan për të folur rreth zhvillimeve në vend. /Express/