Një ditë para nisjes në Hagë, Thaçi përkulet para va*rrit të Adem Demaçit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një ditë para se të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar, ka bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Thaçi tha se Demaçi dha gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për çka shtoi se sakr*ifica e tij është sinonim i lirisë së Kosovës dhe motivi për të gjithë që sot janë të lirë dhe të pavarur.