Nga nesër ky shtet europian lehtëson masat e udhëtimit për shqiptarët, ja kushti që duhet të plotësoni


Nga nesër ky shtet europian lehtëson masat e udhëtimit për shqiptarët, ja kushti që duhet të plotësoni.Qeveria bullgare do të lejojë turistët nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Moldavia, Izraeli dhe Kuvajti që të vizitojnë vendet e saj turistike nëse posedojnë një test negativ të Co vid-19.

Lajmin e bëri me dije Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë. Testet negative duhet të jenë të 72 orëve të fundit, ndërkohë turistët nga Ukraina do të lejohen me të njejtat kushte, thuhet në deklaratën e ministrisë.Bullgaria ka nevojë për turistë që vizitojnë Detin e Zi, pasi vizitat nga të huajt janë tkurrur shumë që nga përhapja e pandemisë.