“Nëntoori I Dyytë”, Ja Pse U Hoq Pjeesa Kur Isa Boletiini Luftoonte Me Seerbët


Eriona Vyshka, specialiste në Arkivin Qendror të Filmit tregon mbi kërkimet për të gjetur pjesën e censuruar nga filmi “Nëntori i dytë” të cilën regjisori Viktor Gjika e përmend në kujtimet e tijNë fillim të viteve 80-të regjisorit Viktor Gjika, në prag të jubileut të 70-të të Pavarësisë së vendit, do ti linte idea për të realizuar një prodhim kinematografik mbi ngjarjen më të rëndësishme për shqiptarët. Regjisor i suksesshëm në ato vite, emri i të cilit mbante firmën e filmave si “I teti në bronz”, ”Gjeneral gramafoni”, “Në çdo stinë”, “Njeriu me top”, etj, Gjika kërkonte një tjetër sfidë në karrierën e tij si artist.

Atë, të ekranizimit të udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Vlorës, për të shpallur më 28 nëntor 1912-tën pavarësinë e Shqipërisë. Në kujtimet e lëna pas, regjisori tregon për këtë moment: “Deri në ato vite angazhimi në një vepër të tillë ishte i paprecedentë nga ana e kinematografisë shqiptare.

Deri atëherë nuk ishte realizuar asgjë në këtë temë, nuk ishte shkruar asnjë dramë, roman apo tregim, as në lëmin e arteve figurative, nuk kishte ndonjë portret apo tablo e aq më tepër në fushën e muzikës së kultivuar. Për ccudi edhe në historiografinë shqiptare nuk kishte shumë materiale, studime e botime. Në duart e mia kisha vetëm librushkën “Ismail Qemali”, të shkruar nga Skënder Luarasi, një shirit me këngë popullore e shumë pak fotografi.

Si i thonë fjalës i “hyra detit në këmbë”, shkruan Gjika në kujtime. Teksa flet për vështirësitë e këtij realizimi, kastën e aktorëve më të cilët punoj, ku veçon Sandër Prosin në rolin e Isa Boletinit, regjisori flet për herë të parë për ekzistencën e një pjese të censuruar të filmit.E vetmja vështirësi që nuk u kapërcye dot ishte vendimi i Komisionit të Kontrollit Paraprak për të hequr nga filmi episodin “Beteja tek ura me tre harqe”, në të cilën Isa Boletini detyrohet të ndeshet me ushtarët serbë, që të hapë rrugën për të qenë prezent në momentin e Shpalljes së Pavarësisë.

Ishte pikërisht kjo betejë që e çoi Isën në Vlorë dy ditë me vonesë. Episodi ishte mjaft dramatik. Peisazhi i ashpër malor, ura antike, lumi plot ujëra të turbullta, përleshja trup më trup aty mbi urë dhe kapja rob e ndëshkimi i oficerit serb Mitrovcç, masakruesi i kosovarëve në fillim të filmit, e bënin atë episod sipas kolegëve të mi që arritën ta shohin filmin e pacensuruar, një nga më të bukurit të xhiruar prej meje në kinematografi.

Po nuk qe e thënë! U ngul këmbë që episodi të hiqej, ndryshe filmi nuk do të shfaqej”, shkruan Gjika në kujtime. Ai shkruan se heqja e këtij episodi pas censurimeve që kishte pasur në filma si “Gjeneral gramafoni” dhe “Yjet e netëve të gjata” si “Plaga e tretë e Gjergj Elez Alisë”, plagë që do ti hapej sa herë që shihte filmin. “Më dukej se nuk rezistova sa duhet për ta mbrojtur episodin.Ndoshta kishte ndikuar dhe lodhja e tepërt e akumuluar gjatë krijimit të një filmi të vështirë. Përveç kësaj më dukej sikur kisha treguar vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës mbi Ismail Qemalin. E unë kisha kaq shumë për ti thënë shikuesit shqiptar.Jeta e personazhit tim ishte aq e pasur sa nuk mund të hynte në një film, të vetëm artistik Kjo dhembje më shoqëroi 15 vjet”, shkruan Gjika. Në kuadër të 85-së vjetorit të pavarësisë ai do të realizonte një film të plotë dokumentar mbi Ismail Qemalin, ku do të përfshinte edhe xhirime të realizuara në Stamboll me Sandër Prosin që s’kishte mundur ti përfshinte në film.

Pas viteve 90-të pati përpjekje për tu gjetur pjesa e censuruar në filmin “Nëntori i Dytë”,i cili tashmë është dhe i restauruar. Gjika u nda nga jeta në vitin 2009-të, pa mundur ta rishihte edhe njëherë betejën fatale të Isa Boletinit, të cilën e kompozoi aq bukur, teksa kërkonte ti jepte jetë historisë. Eriona Vyshka, specialiste në Arkivin Qendror të Filmit, dhe njohëse e mirë e kinematografisë vjen më poshtë në një bisedë për të treguar mbi kërkimet e bëra për pjesë e munguar tek “Nëntori i dytë”… Eriona, ju jeni marrë me gjetjen e pjesës së humbur nga filmi “Nëntori i dytë”, pjesë të cilën vetë regjisori Viktor Gjika e konfirmon teksa flet për filmin në kujtimet e tij. Ku janë bërë kërkimet, dhe cili ishte fati i tyre? Në vitin 2012, më rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me nismën e Projektit të Kinemasë Shqiptare u bë i mundur restaurimi i filmit “Nëntori i dytë”. Gjatë punës përgatitore të këtij projekti, ne u përpoqëm të vinim në vend të gjitha defektet apo “pengjet”, që kishin autorët në kohën e prodhimit të filmit në vitin 1982, sepse në fund të fundit, ky është edhe qëllimi i një pune restauruese. Një nga gjërat kryesore që duhej ndrequr, ishte ri-përfshirja në film e një episodi të filmit që ishte xhiruar por më pas ishte hequr para se filmi të merrte miratimin përfundimtar nga autoritetet e kohës dhe të dilte në publik.