Në pritje të qeverisë Kurti II, qetësi para ‘furtunës’


Albin Kurti duket i përmbajtur nga euforia postzgjedhore. Fitorja e thellë, ia ka dhënë tërë komoditetin e nevojshëm për të mos u ngutur që të flasë. Kundërshtarët, ashtu siç nokautohen boksierët në ring, ngjashëm i ka mundur me 14 shkurt. Në bazë të rezultateve të deritashme, me disa deputetë të pakicave joserbe, mund të formohet qeveria e re. Do të ishte gabim nëse në kabinetin në ardhje, përzihen “garda e vjetër”.Kosovarët e votuan masivisht Kurtin, duke besuar se do të bëjë një kthesë të fortë në qeverisje. Natyrisht, të gjithë ata që e votuan, shumica kuptohet nuk janë militantë dhe presin zbatimin e atyre pak premtimeve të dhëna, ndërsa më shumë shpresojnë në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik.Pritjet janë të mëdha, ndërsa presioni mbi qeverinë Kurti II, do të jetë shumë i lartë. Asnjë qeveri nuk e ka pasur presionin publik dhe medial, që pritet të rëndojë mbi ekipin qeveritar të Albin Kurtit.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Para së gjithash, pushteti i ri duhet të dëshmojë se nuk i ka pasur vetëm fjalë zotimet për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, VETTING-un në drejtësi e më gjerë, veprimin emergjent në kompanitë publike të zhytura në korrupsion e nepotizëm, abuzime e shpërdorime pa fund. Kjo është sfida e parë me të cilën do të ballafaqohet Kurti.Nëse VV e mban fjalën, menjëherë pas formimit të qeverisë do të ketë shkarkime bordesh e menaxhmentesh, emërime të reja, që gjithashtu janë sfiduese nëse reflektojnë një ‘kapje’ të re apo janë paralajmërim i meritokracisë së injoruar deri tash nga qeveritë e kaluara. Kompanitë publike duhet t’i nënshtrohen reformave. Strukturat kri’minale, kanë ende rrënjë të forta në secilën prej tyre.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

A do të jetë në gjendje qeveria e Albin Kurtit, t’i presë fijet e dukshme dhe të padukshme të kri’mit, që e mbajnë të inkriminuar sektorin publik në Kosovë?ushtetin eka, vullnetin e ka rikonfirmuar sa e sa herë, por tash duhet veprim.uk është aq e thjeshtë, sa mund të duket. Figurave publike mund t’u mbërrijë policia te dera, politikanët e pasuruar paligjshëm mund të përballen me drejtësinë, shumë zyrtarë që kanë vjedhur me thasë, i pret burgu.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Vullneti i ri politik për ndryshim dhe qeverisje të mirë, duhet ta inkurajojë sistemin e drejtësisë, policinë, prokurorët e gjykatësit. Deri tani, zakonisht e kanë pësuar keqbërësit e vegjël, kurse “peshqit” e mëdhenj, gjithnjë kanë triumfuar edhe pse, provat kanë ekzistuar për t’i ndëshkuar sipas ligjit.Në institucione kyçe si ATK dhe Doganat, aty ku mbushet arka e shtetit, duhet të ndihet dora e qeverisë së re. Nëse nuk do të kishte një ekonomi informale kaq alarmante, edhe një buxhet sa ky që është, mund të mblidhet brenda vitit. Ka shumë kri’minalitet, të shtresuar prej vitesh nga partitë që kanë qeverisur Kosovën.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

VETTING-u duhet të përfshijë çdo pore shtetërore. Një qeveri e pastër, transparente dhe profesionale, është garanci për zbatimin e reformave.Albin Kurti e ka një shans të artë, për ta kthyer besimin në institucione pa u hakmarrë, siç e tha vetë, por duke mos kursyer askënd, për shkeljet, shpërdorimet, hajnitë dhe abuzimet e bëra në ushtrimin e detyrave publike.Ky është hapi i parë, me shumë rëndësi. Nëse e hedh me sukses, qeveria e re mund ta ketë jetën e gjatë. Në të kundërtën, qindra mijëra mbështetës të Vetëvendosjes, do ta humbnin besimin dhe ndëshkimi në zgjedhjet e radhës, do të ishte i pashmangshëm.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Vetëvendosje nuk është votuar, që të bëjë një qeveri, e cila thjesht nuk vjedh, por një qeveri që luf’ton të këqijat që kanë pushtuar administratën shtetërore dhe nuk amniston asnjë zyrtar, politikan, familjar politikanësh apo biznesmenësh me ndikim.Qeveria e re, është e detyruar të veprojë menjëherë që të rikthejë normalitetin në shtet. Vetëm kështu, Kosova mund të hapë dyert për investitorë, me rend dhe ligj, konkurrencë të lirë e të ndershme.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive