Ne mes te Koronavirusit! Greqia jep lajmin e mirë për shqiptarët


Ne mes te Koronavirusit! Greqia jep lajmin e mirë për shqiptarëtQeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal.Mësohet se është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura në të cilën, urdhërohen drejtoritë e emigracionit, të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020.

Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar proçedura, pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentral izuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhenësin, me detyrimin e gjetjes se banesës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legal izimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigu rojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.