Në Kuvendin e Kosovës po qarkullon informata se Kosova e ka humbur veriun


Në Kuvendin e Kosovës qarkullon informata se Kosova e ka humbur veriun, një deputet i VV-së dhe i PDK-së dëshmitarë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka deklaruar në emisionin Frontal të T7 se në Kuvendin e Kosovës ka dëgjuar disa deputetë duke thënë se veriu nuk i takon Kosovës dhe se nuk duhet të merremi me këtë çështje. Rexhaj nuk ka treguar se cilës parti i takojnë këta deputetë, e në anën tjetër edhe deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi tha se një gjë të tillë ja kanë thënë edhe asaj personalisht në Kuvend. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

”Unë kam dëgju deputetë të partive të tjera politike të cilët edhe mu ma kanë thënë personalisht, nuk du me i thënë me emra se më vjen keq, më kanë thënë çka po merreni me veriun e Mitrovicës, ajo punë ëshë e shkuar, pra veriu nuk i takon Kosovës, hajde merremi me diçka tjetër. Nuk është me rëndësi të cilës parti janë”, ka deklaruar Rexhaj në Frontal. Për deklarata të tilla tha se ishte dëshmitare edhe deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi. “Ka, ka të tillë që më kanë thënë në Kuvend edhe mua, jo shumica, disa, fatekqësisht”, ka thënë Idrizi.