Në Hagë vazhdon sot intervistimi i presidentit Thaçi


Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar, me seli në Hagë, pritet të vazhdojë sot intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi u paraqit të hënën atje, me ftesë të Prokurorit të Specializuar.Pas më shumë se gjashtë orësh brenda, Thaçi tha se u diskutua për “çështje sqaruese, teknike” dhe për “ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Vetë presidenti njoftoi se intervistimi i tij do të vazhdojë të martën. Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktak*uzë për kr*ime lu*fte dhe kri*me ku*ndër njerëzimit kundër presidentit Thaçi kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe disa të tjerëve emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Përpara se të hynte të hënën në objektin e Prokurorisë Speciale për intervistim, Thaçi deklaroi se është i bindur se nga kjo sf*idë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktak*uzën për kri*me lu*fte e cilësoi si “çmim për lirinë”.