Në Gjermani nuk do të festohet Viti i Ri! Vendimi i fundit i Angela Merkel për gjithë dimrin


Kancelarja Angela Merkel tha sot para gjermanëve se nuk mund të bëjnë festa për Vitin e Ri dhe kontakti social do të kufizohet gjatë gjithë dimtir, për të parandaluar përhapjen e Co vid.

Ajo paralajmëroi në ditën e parë të karantinës që do të zgjasë për katër javë se, ‘drita në fund të tunelit është shumë larg’. Nga sot janë të mbyllura të gjitha lokalet, teatrot, palestrat dhe kinematë.Merkel tha se suksesi i këtij izolimi në nëntor do të jetë vendimtar në diktimin e hapave të ardhshëm që do të marrë Gjermania dhe ajo shpreson që gjërat të përmirësohen.

Ndërsa përjashtoi ‘festat e bukura të Vitit të Ri’, kancelarja gjermane tha: “Do të jetë një Krishtlindje në kushte Co vidi, por nuk duhet të jetë një Krishtlindje e vetmuar”.“Gjatë gjithë muajve të dimrit, ne do të duhet të kufizojmë kontaktet private. Drita në fund të tunelit është ende shumë larg.

Jemi të varur nga bashkëpunimi, pranimi dhe mirëkuptimi i njerëzve në vendin tonë, që kjo të funksionojë. Është në duart e secilit për ta bërë këtë nëntor një sukses të përbashkët, një kthesë”, tha Merkel në konferencën për shtyp këtë të hënë.Gjermania i është bashkuar Spanjës, Belgjikës, Greqisë dhe Francës në nisjen e izolimit të dytë kombëtar./ Burimi Daily Mail