Ndryshon mosha e pensionit : Ja sa vjeç do te dalin tani burrat dhe grate


Rritet mosha e daljes në pension për gratë. Në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, nga 1 janari, që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vj eç. Kjo përbën një rritje me një vit, pasi deri më 31 dhjetor gratë e përfitonin pensionin në moshën 60-vj eçare.

Kjo rritje parashikohet nga reforma e pensioneve, që është miratuar në vitin 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Por për këto të fundit shpejtësia e rritjes do të jetë më e madhe. Për burrat këtë vit nuk parashikohet rritje e moshës për të përfituar pension, kështu që ata do ta përfitojnë atë në moshën 65 vjeç, si më parë.