Natë e çmendur me 7 djem! 22-vjeçarja shokohet kur zgjohet në mëngjes, çfarë gjeti në trup?


Megan Gerrard, 22 vjeç, nga Warrington, Angli, udhëtoi për në Mallorca me gjashtë shoqet e saj, ku u takuan me 7 djem të rinj.Mirëpo, udhëtimi i saj, mesa duket ishte thënë që t’i mbetej gjatë në memorie. Pas disa netësh të çmendura, me muzikë dhe pije alkoolike, 22-vjeçarja është shokuar nga ajo që ka parë mëngjesin e ditës së fundit.

Një ditë më parë, nën efektin e alkoolit ata kishin përfunduar në një qendër tatuazhesh. Megan me shaka sugjeroi se do të bënte tatuazh inicialet e të gjithëve në kofshën e saj si një kujtim për takimin e tyre të rastësishëm.Djemtë e shtynë duke edhe më tepër, çka solli që 22-vjeçarja të zgjohej me inicialet e emrave të tyre.

Kur Megan u kthye në Angli, ajo kuptoi se disa nga burrat i kishin dhënë inicialet e saj të rreme pasi zbuluan emrat e tyre të vërtetë në mediat sociale. Gjithashtu kontaktet me ta mbetën vetëm për katër muaj, pasi më vonë ajo dhe shoqet e saj zbuluan të dashurat e tyre të vërteta.