Myftiu Tërnava s’e pret datën 10 gusht, i fton besimtarët t’u kthehen xhamive 5 ditë më herët


Me vendim të myftiut Naim Tërnava, sot janë hapur xhamitë në Kosovë.Ndonëse me vendim të Qeverisë është e ndaluar shkuarja në ceremoni dhe veprimtari fetare, Tërnava ka marrë vendim për hapjen e xhamive, duke mos iu përmbajtur as fjalëve që i tha vetë një ditë para Bajramit, shkruan Gazeta Sinjali.Njoftimin për hapjen e xhamive e ka dhënë edhe një faqe në Facebook e njërës prej xhamive të kryeqytetit.

“Hapen xhamitë. Në bazë të rekomandimit të Myftiut Tërnava, njoftojmë besimtarët, se nga sot do të filloj falja e namazeve ditore në xhami (përfshirë edhe namazin e xhumasë), gjithnjë në përputhje me vendimin e BIK-ut për respektim të masave preventive ndaj COVID-19”, thuhet në njoftimin e tyre.Një ditë para Kurban Bajramit, xhamitë u mbyllën, ndërsa myftiu Tërnava kishte thënë se pezullimi i riteve fetare do të zgjaste deri më 10 gusht.