Mustafa zbulon detaje nga takimet me Kurtin


Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se fillimisht ka qenë VV ajo që propozoi të merren vesh edhe për postin e Presidentit, derisa shtoi se ka menduar se janë afër një marrëveshje,I pari i LDK’së ka theksuar se kanë punuar shumë për arritjen e marrëveshjes.“Ne mendonim që ishim shumë afër, por kur uleshim, shihnim që jemi larg”, tha Mustafa.Mustafa ka thënë se Kurti i kishte thënë se kryeministri, kryeparlamentari e presidenti i takojnë VV’së.

Ai thotë se e kishte refuzuar një gjë të tillë“Ai që e ka kryeministrin, s’duhet ta ketë edhe presidentin. Ata vetë e kanë dhanë propozimin që presidenti të jetë pjesë e pakos. Ndërsa në takim kanë thënë që për kryeparlamentarin e presidentit, jo këto neve na takojnë neve. I tash atëherë s’kemi cka bisedojmë, merrni edhe ministritë krejt’’,ka thënë Mustafa.