Mustaafa i ka këtoo fjalë për partiinë e Vjosa Osmaniit


Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron të panevojshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe e sheh të domosdoshme që Qeveria Hoti të përfundojë mandatin e saj qeverisës, por nuk e përjashtuar këtë opsion në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.Kryetari i kësaj partie tha se Kosova përballet me shumë probleme të cilat kërkojnë zgjidhje dhe se shkuarja në një proces të ri zgjedhor do të ishte krejtësisht e panevojshme.

“Nuk është mirë të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk na duhen pasi vendi ka nevojë për zgjidhjen e shumë problemeve të brendshme në Kosovë dhe duhet të përmbyllim këtë mandat deri në fund”, u shpreh Isa Mustafa në Debat të RTK-së.Megjithatë, i pari i LDK-së, e cila qeveris vendin pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, thotë se nëse nuk arrihet marrëveshja për presidentin, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje.