Molliqaj: Administrata Trump më skandalozja deri tani


Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti ka gabuar që ka dalë hapur të përkrahë një kandidat për president të SHBA-së.Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai mes tjerash u shpreh edhe se administrata Trump ishte me skandalozja në të gjitha drejtimet dhe se nuk po e përkrahë as Joe Biden për postin e presidentit atje.“Kurti kur mendon që po e mbështesin amerikanet është me ta, kur mendon që nuk po e mbështesin nuk është me ta. Ju e patë se ça bëri këto ditë, doli dhe tha që e mbështetë një kandidat për zgjedhjet në Amerikë”.

“Tani po e mbështetë Biden se i ka humb të gjitha lidhjet e mundshme me Trumpin dhe thotë të hyj ‘all in’, kshtu që nëse fiton, fitoj sadopak, e nëse humb, ashtu e kam humbjen e sigurt’”.Kurti ka zgjedhur të jetë në një linjë me Gjermaninë e cila e sabotonte administratën Trump kudo qe mundte në politikën e saj të jashtme. Kurti nuk është prishur me amerikanët, por amerikanet kanë hequr dorë të punojnë me Kurtin për shkak se e kanë parë që është duke i sabotuar”.“Kurti s’ka qenë kundër marrëveshjes së Washintonit, por kundër tendencës, përvojës, takimeve në Washington dhe me tentu me bë marrëveshje. E ka sabotuar deri edhe me kushtin që ta humbë edhe pushtetin për ta sabotuar atë proces”.

“Është kryeministri i parë i një vendi që e ka Amerika mik dhe që del e thotë ‘më ka rrëzuar Amerika’. Këtë e ka deklaruar në krejt mediat ndërkombëtare. Këtë e bëri se e humbi andej dhe deshi të krijojë miqësi me ata të cilët kanë probleme me Amerikën e në veçanti me administratën Trump”.“Për faj kryesisht të administratës Trump ka ndodhur një irritim e pezmatim i faktorit perëndimor joamerikan, kryesisht evropian, të cilët kanë problem me qasjen e Trump, dhe Albini deshi të bëhet aleat i krejt këtyre në luftën që e kishte me Grenellin, pra ishte pozicionim strategjik, por për kuptimin vleror dhe historik të Kosovës ishte gabim i madh”.

“Na është bërë e ditur se kushdo që e kundërshton procesin e dialogut do të jetë armik i SHBA-së dhe do të luftohet, pra me lufte diplomatike, ajo që na ndodhi tash”.“Me aq sa e mbaj mend unë, administrata Trump ishte me skandalozja në të gjitha drejtimet, kryesisht presidenti”.“Unë jam kundër edhe ndaj Biden. Le të zgjedhin amerikanë se kë e duan për president, por s’është zgjidhje as njëra e as tjetra, kjo i bie si ‘a po e don Albinin apo Hashimin, pra as njërin e as tjetrin