Mjeku vë duart në kokë: Mos përdorni çdolloj maske, vetëm këto maska ju mbrojnë


Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpjeguar përdorimin e maskave në qarkullim për momentin dhe nivelin e mbrojtjes së tyre. KN95 është ajo me efiçencën më të lartë të mbrojtje nga virusi, bakteret, pluhuri dhe poleni, ndërsa maskat e bëra me copë rrobe dhe ato të sfungjerit janë të pavlefshme.

Statusi i Alimehmetit Qe ta kemi te qarte! Jo cdo maske mbron! Maska nuk eshte dordolec! Perdorni masken e duhur ne momentin e duhur, ose lereni fare ate muhabet! … (Shtese vetem per ata qe fokusohen ne detaje dhe jo ne mesazhin e pergjithshem) Qellimi i postimit eshte: Mos u ndjeni te mbrojtur apo supermene vetem se keni maske, sidomos maska te tipit “beje mire, beje vete”! Mbani distancen, se ajo eshte siguri 100%! Maska nuk eshte siguri 100%! Asnje lloj maske! DISTANCA ESHTE KYÇE