Mjeku shqiptar tregon se edhe sa mund të zgjasë ko’ronavir*usi


Mjeku i njohur shqiptar, Pëllumb Pipero, ka thënë se normaliteti i ri do të jetë me maskë.Në një emision në Top Channel, Pipero tha se pandemia e koronavirusit mund të zgjasë edhe dy apo tre vite të tjera.“Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”

Ai foli edhe për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në Shqipëri.“Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi. Dhe duke qenë se është rritur ekspozimi pra njerëzit që takohen me njëri tjetrin, aktivitetet, ka shtuar numrin e kontakteve, atyre që infektohen dhe sëmuren”, tha aiNë 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 102 raste të reja dhe 4 viktima.