Mjeku I UÇK-Së ‘Godet’ PDK-Në: Inatin S’e Keni Me Serbinë, Por Me Albin Kurtin, Ka Më Shumë Prova Se Specialja


Postimi i plotë: Nuk besoj se ndonjëri nga deputetët e PDK-së ka parë ndonjë interes personal, apo partiak kur e ka votuar Gjykatën speciale, veçse ka menduar se do të jetë më mirë për UÇK-në dhe për Kosovën. Edhe vetë ashtu kam menduar. Por, Albin Kurti mendonte ndryshe, ndaj ishte kundër.

A ka mundësi që dikush nga PDK-ja ta ketë votuar Gjykatën Speciale pikërisht për shkak të mosdurimit ndaj Albin Kurtit?! A ka mundësi që edhe OVL-ja të ketë pasur atëherë një kundershtim më të moderuar për inat të Albinit? Duket absurd, por PDK-ja inatin e vërtetë nuk e ka me Serbinë, meqë e konsideron të mundur. Inatin e vërtetë e ka me Albin Kurtin, sepse asnjëherë nuk e ka konsideruar as nuk e konsideron të mundur.

Për PDK-në më mirë është që dikush të shkojë në burg dhe ajo ta ketë pushtetin , sesa askush të mos shkojë në burg e Albin Kurti t’ua marrë pushtetin. Nuk kanë edhe faj. Dikush i ka bërë punët tepër mirë dhe mirëqenja e tyre më shumë rrezikohet nga Albin Kurti sesa nga Gjykata e Hagës. Gjykata Speciale ka pak prova, kurse Albin Kurti dhe drejtësia e Kosovës kanë shumë prova. Ato janë aq të dukshme sa edhe po të duan, nuk mund t’i fshehin. Ato reklamohen përditë para hundës së çdo qytetari. Ju ftojm te sht ypni vid eon me po sht