Ministri i Drejtësisë tregon nëse mund të ekstradohen “Grupi i Kumanovës”


Selim Selimi ka thënë se ka vendosur kontakte me ministren e Drejtësisë nga Maqedonia e Veriut, Renata Destovska.Këngët patriotike i kanë për zemër.Ato nuk i ndalin ani se janë prapa grilave e janë të dën*uar me burgim të përjetshëmPor, kosovarët që po e vuajnë dën*imin në burgun e Izdrovës në Maqedoni mund të kthehen në Kosovë nëse shteti i Maqedonisë lejon ekstradimin tyre.

Megjithatë edhe në vendlindje do duhej të qëndrojnë prapa grilave.Për ekstradimin e tyre në Kosovë foli ministri i Drejtësisë, Selim Selimi të enjten në kuvend.Ai tha se ka diskutuar me homologen e tij nga Maqedonia për këtë çështje.E bashkë partiaku i Selimit nga radhët e AAK-së, deputeti Gazmend Syla që foli për këtë temë në kuvend tregon një arsyeje pse ata duhet të transferohen në Kosovës.