Merovci publikon fakte nga vizita e Rugovës në Amerikë


Njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovic po vazhdon të publikoi fotografe me tekste të panjohura për publikun.Kësaj radhe Merovci përmes një shkrimi në facebook tregoi për fillet e marrëdhënieve Kosovë-Amerikë!

“Më 28 dhjetor 1990, asokohe Kryetari i LDK-së Dr. Ibrahim RUGOVA në ekspozen e tij para mediave,pas kthimit nga vizita në Amerikë, ku ai në aspekt protokollar dhe të sigurisë mirëpritet dhe trajtohet si burrështetas , thotë: “Para disa ditësh pata një vizitë në SHBA, kishim takime të rëndësishme me zyrtarë amerikanë. Në vazhdimësi atje po rritet mirëkuptimi dhe mendimi pozitiv për shqiptarët dhe Kosovën. Ata i shohin shqiptarët si faktorë të rëndësishëm të procesit të integrimeve të rajonit në Europë!”, shkroi Merovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotëVeç Fakte!Fillet e marëdhënieve Kosovë-Amerikë!Më 28 dhjetor 1990, asokohe Kryetari i LDK-së Dr. Ibrahim RUGOVA në ekspozen e tij para mediave,pas kthimit nga vizita në Amerikë, ku ai në aspekt protokollar dhe të sigurisë mirëpritet dhe trajtohet si burrështetas , thotë: “Para disa ditësh pata një vizitë në SHBA, kishim takime të rëndësishme me zyrtarë amerikanë. Në vazhdimësi atje po rritet mirëkuptimi dhe mendimi pozitiv për shqiptarët dhe Kosovën. Ata i shohin shqiptarët si faktorë të rëndësishëm të procesit të integrimeve të rajonit në Europë!”Foto: Prishtinë, 28 dhjetor 1990, Konferenca për shtyp e Kryetarit RUGOVACopyRight©Adnan MEROVCI