Merkel kërkon që sa më shpejtë të hapen bisedimet me Shkupin e Tiranën për anëtarësim në BE


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shteti i së cilës mori përsipër tani presidencën e radhës të Bashkimit Europian, tha se dëshiron që blloku të hap bisedimet me Shkupin dhe TiranënKjo hapje e bisedimeve do jetë shenjë e perspektivës së anëtarësimit të premtuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) ka qenë në agjendën aktuale për zgjerimin e ardhshëm të BE’së që nga viti 2005, kur Maqedonia u bë vend kandidat për anëtarësim, por që ende nuk ka hyrë në negociatat e pranimit. Ajo paraqiti kërkesën e anëtarësimit në 2004, trembëdhjetë vjet pas pavarësisë së saj nga Jugosllavia.

Në shkurt dhe shtator 2018, ishte një nga vendet kandidate, së bashku me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjen dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Turqinë, pas raundit të fundit të zgjerimit që solli anëtarësimin edhe të Kroacisë. Aderimi në BE është përcaktuar si përparësia më e lartë strategjike për qeverinë e venditRepublika e Shqipërisë është një kandidat zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Europian që nga qershori i vitit 2014 dhe është duke negociuar hyrjen e Shqipërisë si shtet antar i Bashkimit Europian që nga data 24 Mars 2020.

Zyrtarisht u njoh nga BE si “shtet kandidat potencial” në vitin 2000, Shqipëria filloi bisedimet me Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit (MSA) në vitin 2003. Për këtë u ra dakord me sukses dhe u nënshkrua më 12 qershor 2006, duke kompletuar kështu hapin e parë të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.Shqipëria aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian më 28 prill 2009.