Mediat serbe në panik: BE i japin ultimatum Serbisë që të pranoj Kosovën


Disa media serbe kanë ballina se Bashkimi Europian do t’i dorëzoj Serbisë të enjten Marko Djuric një propozim marrëveshje gjithëpërfshirëse për Kosovën ku i kërkohet shtetit serb të njohë pavarësinë e Kosovës dhe t’i mundësoj anëtarësimin në OKB,Mediat serbe Kurir dhe Novosti pretendojnë se sipas tyre, burime të besueshme diplomatike, drejtorit të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ të qeverisë së Serbisë do t’i dorëzohet propozimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse që nënkupton de facto pranimin e shtetit siç e quajnë këto media serbe, të rrejshëm.

Delegacionit të Beogradit që udhëton në bisedime me Miroslav Lajcakun dhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës në Bruksel do t’i dorëzohet ai propozim sipas burimeve të mirinformuar diplomatike, sipas Novosti.Bashkëbiseduesit e në këto qarqe diplomatike në Bruksel pretendojnë se përmes Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor do të dorëzoj propozimin konfidencial, me kërkesë që i njëjti t’i përcillet Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Ky propozim BE’ja e ka përpiluar pa negociata me asnjërën palë dhe po keqpërdorë praninë e tyre në dialogun teknik. Në tekst i kërkohet po ashtu që Serbia të pranoj edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare të tjera” pretendon të ketë thënë burimi medias serbe.