Me zgjedhjen e Krasniqit në krye të partisë PDK ndoqi ritimin e rrugës së LVVsë dhe LDKsë thonë analistët


Krasniqi pasi mori besimin e delegatëve, tha se është falënderues për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta merr si i pari i partisë. E me ardhjen e Memli Krasniqit në krye të PDK-së, analisti Alberti Krasniqi nga Demokracia Plus, thotë se kjo parti ka ndjekur ritimin e rrugës së partive rivale si LVV dhe LDK, të cilat tashmë siç tha ai udhëhiqen nga persona të rinj dhe energjetik. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HASPRENI E MAR KET!NGUT ME POSHTE

Analisti Krasniqi në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se PDK do të jetë më e përgatitur tani. “Memli Krasniqi është një person me të cilin mund të ndihen të përfaqësuar të gjitha gjeneratat e PDK-së dhe mund të ruaj homogjenitetin e partisë. Me Krasniqin në krye, PDK do të jetë më e përgatitur të ballafaqohet me pushtetin, por edhe të konsolidojë pozitën e saj në opozitë”, pohoi ai. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HASPRENI E MAR KET!NGUT ME POSHTE