Me zemër të thyer të varfërit ikin nga Kosova me mesazh: ‘Hajeni Kosovën e mos u ngopshi kurrë o banda matrapazë’


Në Kosovën e paslu ftës nuk mbahet mend të ketë qënë ndonjë vit kaq i ngjeshur zgjedhor, vit i dështimeve, i gënjeshtrave dhe prapaskenave të politikanëve të barrikaduar në blloqe dhe istikame partiake.

Partitë politike pa dallim, pushtet apo opozitë nuk i kanë shqetësim problemet e qytetarëve, hallet dhe brengat e tyre të përditshme. Si gjithnjë politikanët vrapojnë vetëm pas posteve e privilegjeve personale, synim kanë pasurimin e paligjshëm nga vjedhja djersës së qytetarëve dhe zhvatja e buxhetit të shtetit.

Politikanët e pangopshëm kosovarë, asnjëherë nuk janë marrë seriozisht me ndërtimin e shtetit, por me uzurpimin e tij, me vjedhjen dhe plaçkitjen e çdo gjëje publike duke e trajtuar shtetin si plaçkë lu fte e jo si pronë e gjithë qytetarëve Vitet ikin njëri pas tjetrit, Kosova vendnumëron pa ndryshuar asgjë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe zbutjes së varfërisë së qytetarëve. Në anën tjetër politikanët shtojnë pasuritë e tyre milionëshe!

Tashmë janë zhgënjyer të gjithë qytetarët e vendit, nuk i besojnë më asnjë subjekti politik dhe asnjë lideri partiak. Është tepër e dhimbshme, kur dëgjon mërgimtarët e dëshpruar, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur, të thonë; “nuk do të kthehem më asnjëherë në Kosovë”, shkaku i zhgënjimit në partitë politike dhe politikanët e korruptuar kosovar, pa dallim pozitë dhe opozitë, në një shtet pa pikë perspektive dhe shtet tërësisht në duart e krimit të organizuar e mafio-oligarkisë kriminale.