Më në fund, Merkel jep lajmin e mirë për Shqipërinë : “Gjithçka do të përfundoj brënda vitit dhe çfarë është më e rëndësishme


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur dëshirën që brenda vitit të hapen kapitujt e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Berlini zyrtar sapo ka marrë presidencën 6-mujore të BE-së, dhe ndër prioritetet e shpalosur Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit.

“Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishin fjalët e kancelares, që shtoi se kjo do të ishte shenjë e perspektivës së anëtarësimit të dy vendeve ballkanike. “Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të zhvillohen këtë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen”, u tha Angela Merkel eurodeputetëve këtë pasdite.