Mbushet fondi i Kurtit, kaq para janë mbledhur deri më tani!


Ministri i Transfereve dhe Financave, Besnik Bislimi, përmes një shkrimi në “facebook”, ka njoftuar se deri më tani fondi i propozuar nga qeveria, është mbushur në 481.200 euro.Sipas Bislimit në këtë shumë të përgjithshme, një vlerë prej 19.500 eurosh në bazë të rregullave ekzistuese është dashur të kalojë në llogarinë e BQK-së, si tarifë për transakcion, por bordi i BQK-së ka vendosur që për transferet në llogarinë COVID 19, të aplikohet tarifa prej 0 Euro.Shkrimi i plotë:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19:Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 481.200 Euro. Donacione nga Zvicra janë 237.000 euro; nga Gjermania 123.000; nga Kosova 34.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë shumë të përgjithshme, një vlerë prej 19.500 eurosh në bazë të rregullave ekzistuese është dashur të kalojë në llogarinë e BQK-së, si tarifë për transakcion, por bordi i BQK-së ka vendosur që për transferet në llogarinë COVID 19, të aplikohet tarifa prej ZERO Euro. Një falenderim shumë i veçantë për menaxhmentin dhe bordin e BQK-së. Njëkohësisht meriton një falenderim të veçantë edhe z. Ahmet Ismajli, drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, i cili me shumë interesim i përcjell të gjitha lëvizjet në këtë llogari.Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë