Mbi 27 mijë familje që po presin 130 eurot e Pakos Emergjente, mund të nisin tërheqjen nga kjo ditë


Mbi 27 mijë familje që po presin 130 eurot e Pakos Emergjente, mund të nisin tërheqjen nga kjo ditëMinistrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se po bëhet ekzekutimi i transferit për pagesën prej 130 euro të Pakos Emergjente për 27 mijë e 572 familje me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent.

Ministrja Bajrami tha se Thesari sapo ka urdhëruar transferin e pagesës për këto familje përfituese, për muajin Maj dhe Qershor, njëkohësisht duke përfunduar në këtë mënyrë ekzekutimin e plotë të masës 15, transmeton Indeksonline.Bajrami gjithashtu tha se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 gusht, për shkak të aspekteve operacionale.