Mbi 1 milion euro rroga për deputetët e Kuvendit prej fillimit të vitit


Që nga fillimi i vitit janë mbajtur vetëm 31 seanca, pagat e deputetëve i kanë kushtuar buxhetit mbi 1 milion euro.Që kur u betuan deputetët në shkurt të këtij viti, kjo sallë ishte më shumë e zbrazët sesa e mbushur.Kjo për shkak të pandemisë Covid -19 e cila pamundësoi, të mbaheshin seancat që ishin planifikuar.E kur ato thirreshin, shumë deputetë i bojkotonin dhe salla zbrazej pasi në shumë raste nuk kishte kuorum.

Në kohën e Qeverisë Kurti, u mbajtën gjithsej dhjetë seanca.Njëmbëdhjetë, u zhvilluan nga 3 qershori, kur në krye të Qeverisë u vendos Avdullah Hoti.E për gjithë këta muaj, deputetët pavarësisht së nuk paten shumë angazhim, morën pagat e tyre.Përveç pagës prej 1547 euro bruto, ata gëzuan dhe të drejta të tjera për çdo aktivitet shtesë.E për 6 muaj, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa llogaritur mëditjet për aktivitetet të tjera jashtë seancave, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro.

Përveç kësaj deputetët e Kuvendit të Kosovës, pritet që pas kësaj jave të shkojnë në Pushim.Por, për kohën pritet të vendos Kryesia e Kuvendit.“Kryesia do të vendosë për kohën se kur duhet të shkojë Kuvendi në pushim. Ende nuk ka një vendim të tillë.”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i KryetaresTë premten, më 7 gusht, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.