LVV i reagon zv drejtorit të RTKsë Mentor Shala për gjuhën denigruese ndaj deputetes Doarsa Kica Xhelili


Shala përmes një postimi në Facebook i kishte i reaguar deputetes Kica-Xhelili, kishte përdorur edhe fjalë denigruese. Ky postim nxiti reagimin e depu tetes Kryeziu-Hyseni, e cila e quan skandaloz sjelljen e Shalës. “Mentor Shala aktualisht është ligjërues në AAB. Ka qenë drejtor i përgjithshëm i RTK-së. E me këtë të fundit, e lidhë shumëçka. Sa e di, është i martuar dhe madje ka edhe fëmijë”, shkruan ajo. Ajo shtoi se “Ky zotëria, iu paska drejtu në këtë mënyrë një depute teje të Kuven dit të Kosovës, të cilën duke e quajtur bukuroshe e fton madje edhe në darkë. Definitivisht skandaloze. Dhe aspak e tolerueshme. Dhe aq më tepër shqetësuese, kur vjen nga dikush që dikur ka udhëheq me institucionin ku do të duhej të kultivohej barazia dhe të promovohej edukimi”, shkruan Kryeziu-Hyseni. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive

Deput etja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës ka ndërprerë transmetimin e komisionit parlamentar në momentin kur është përmendur emri i zëvendësdrejtorit Mentor Shala. Kjo ishte deklarata e cila nxiti reagimin e Shalës, i cili mëngjesin e së premtes kishte shkruar, “Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin”. “Po më duket vetëm te unë e ka mendjen! A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tnë RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqt e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim! Kallxom, kur po dalim, Doarsë!”, shkruan ai. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive