Lutfi Haziri për takimin e Hotit në Bruksel: Katastrofal


Njëri prej njerëzve kryesor në LDK, Lutfi Haziri, e ka komentuar me një fjalë negative takimin e Avdullah Hotit në Bruksel. E ka quajtur katastrofal pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE’ja.“Katastrofal”, ka thënë Haziri, për Express,

kur është pyetur nëse ka ndonjë koment lidhur me takimin e Hotit në Bruksel që pritet të vazhdojnë edhe javët e ardhshme.Nënkryetari i LDK’së ka pasur vlerësime të këqija për Hotin edhe më herët. Kishte thënë se Qeveria që po ndërtohej prej LDK’së, AAK’së, NISMA’s e Srpskas nuk i beson.