“Lufta” për postin e presidentit, Haradinaj shprehi haptazi kandidaturën ambicien, por kush po thotë se Vjosa Osmani duhet të bëhet presidente


Pas mbledhjes me strukturat udhëheqëse të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur hapur pretendimet për postin e presidentit. Për këtë ka marrë mbështetjen e partisë së tij.Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi është shprehur se një gjë e tillë është e pa arritshme sepse LDK-ja nuk ka interes që të pranoj ofertën e Haradinaj si kandidat për president nga koalicionit qeverisës

“Haradinaj ka marr miratimin nga partia e tij për postin e presidentit të Kosovës mirëpo një gjë e tillë është e pa arritshme sepse LDK-ja nuk ka interes që të pranoj ofertën e Haradinaj si kandidat për president nga koalicionit qeverisës. Qeveria Kurti është rrezuar mbi mashtrimin e ndarjes së pushtetit duke i premtuar Haradinaj postin e presidentit dhe duke e ditur së kjo është një kafshatë shumë e madhe për të, që edhe vetë Haradinaj e ka kuptuar një gjë të tillë pavarësisht në ambicieve që ka për pushtet, por ka shpresuar së do të përfitoj nga situata siç kishte përfituar dy herë tjera. Republika e Kosovës ka nevojë për njerëz të pendesë të cilët mund të na përfaqësojnë me dinjitet në arenën ndërkombëtare dhe të cilët Mund të jenë edhe unifikues i popullit, e jo përçarës siç jemi mësuar të shohim nga e kaluara”, ka thënë ai për

Për më tepër, ai ka komentuar edhe deklaratën e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth kësaj çështje.“Kryetari i LDK-së Mustafa tregoj së një herë do të takohet me PDK-në të shohë ofertën e tyre pastaj të kthehet të Haradinaj që na benë të kuptoj së për LDK-në partitë e koalicionit qeverisës kanë me pak rëndësia së PDK-ja, veprim i cili ja pamundëson postin e presidentit Haradinaj”, ka potencuar ai

Po ashtu, Krasniqi ka theksuar se edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani duhet të etiketohet për presidente të vendit.“Raportet ndërkombëtare e kanë etiketuar së kryetarja e Kuvendit të Kosovës në Osmani është personi me i besueshëm që nga pasluftës në Kosovë pse të mos etiketohet edhe për presidente të Kosovës që do të krenohen të gjithë më të pasi që i ka të gjitha vetit e lideres që ndryshe mund të quajmë edhe Merkeli Shqiptarëve”, ka përfunduar Krasniqi