Lladroovci: Jam ftuar nga Gjykaata Speciiale për shkaak të deklaratave të Milaiim Zeekës


Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se Gjykata Speciale e ftoi atë për intervistim për shkak të deklaratave të Milaim Zekës.Ai pohoi në Rubikon se intervistimi i tij nga Specialja gjatë gjithë kohës qe për shkak të letrave të pretenduara të Milaim Zekës ndaj Hashim Thaçit.

”Unë kam qenë i ftuar nga Gjykata Speciale, për shkak të deklaratave të Milaim Zekës dhe akterëve të tjerë kinse unë kam shkruar tri letra kundër Hashim Thaçit”.”Për to edhe Prokuroria Speciale më ka ftuar, edhe Prokurori i Kosovës. Kur kemi shkuar tek Sylë Hoxha, më ka pyet dhe i jam drejtuar ‘’pse po me pyetni mua? pyeteni Milaim Zekën – merrjani Milaim Zekës’’.

”Milaim Zeka ka thënë para të gjithë qytetarëve të Kosovës se ai i ka ato letra.Me këto akuza të Zekës ju jeni ftuar dy herë nga Gjykata Speciale?”Edhe Gjykata Speciale nga ora 9 mëngjes deri në ora 6:10 të mbrëmjes më ka mbajtë dhe më ka intervistuar për ato letra”.”Vetëm për ato letra gjatë gjithë kohës jam intervistuar. Kjo ka qenë ajo për të cilën unë jam ftuar”.Ai thotë se tek Prokuroria e Kosovës shkuan pasi Presidenti Hashim Thaçi ngriti padi ndaj tij dhe Milaim Zekës.