Leonora Jakupi ka për t’i thënë diçka djalit të Thaçit pas fjalëve emocionuese që shkroi


Hashim Thaçi sot bëri të ditur se sot është njoftuar për konfirmimin e aktakuzës së ngritur nga Specialja.Djali i tij Endrit Thaçi preku të gjithë me fjalët emocionuese që i shkroi pranë një postimi të bërë në Instagram.

“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️”, kishte shkruar Endriti ndërsa në mesin e shumë komenteve në sy ra ai i Leonora Jakupit.