Leonora Jakupi ia bën bajat Eliza Hoxhës: Ka 22 vite që unë mbrojë vlerat e UÇK-së!


Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, përmes një emisioni televiziv i ka bërë ftesë këngëtares drenicase, Leonora Jakupit që kjo e fundit t’i bashkohet kampanjës “Liria ka Emër”.

Por, artistja ftesës së Hoxhës, i ka kthyer një përgjigje. E këtë e ka bërë përmes një postimi në FB, ku ka publikuar edhe një pjesë të këngës “A vri tet pafajësia”.

Leonora ndër të tjera , shkruan se ajo ka më shumë se 22 vite që mbronë UÇK-në, e këtë s’e bën as nën petkun e politikanës e as për përfitime.