LAJMI I FUNDIT: Xhavit Haliti Kandidat Për President Të Kosovës?!


Aktualisht këtë pozicion po e mban Vjosa Osmani si UD e Presidentit, e cila mund të qëndrojë vetëm 6 muaj,

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Hashim Thaç mëson nga burimet te sigurta brenda PDK-së, se si kandidat serioz për president nga ky subjekt politike po lakohet emri i ish nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i cili është edhe nënkryetar i PDK-së.Portali ka biseduar me Haliti, për këtë temë por ai as nuk e ka pohuar e as mohuar kandidaturën e tij për president të Kosovës duke shtuar se është ende herët të flitet për këtë temë.

Haliti mbrëmë në një intervistë tha se PDK-ja duhet të hyjë në qeveri dhe se nuk ka kushte aktualisht që të shkohet në zgjedhje, shkruan Ballkani.info.Sipas tij, pozita e presidentit duhet t’i takojë PDK-së në një marrëveshje të mundshme me LDK-në për bashkëqeverisje.